Shukri Xhelili, kryebashkiaku i Dibrës në Shqipëri, pas videoskandalit ku ai i ofronte një vajzeje seks në këmbim të vendit të punës, e ka cilësuar si kurth tërë ngjarjen.
Para se ta firmoste shkarkimin e tij nga detyra, ai ka thënë se e gjitha ka qenë një kurth, shkruan Gazeta Panorama.
“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”, ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi.
Xhelili është filmuar nga një vajzë 20 vjeçare, së cilës ai i ofronte seks në shkëmbim të një vendi të punës. Ajo fillimisht e ka filmuar në zyrë dhe më pas kanë shkuar në një dhomë hoteli.