Shukri Buja: Ne po rikthehemi për më mirë për Lipjanin, fitorja është e jona!

E publikuar: 04/10/2025 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se është mirëpritur nga banorët e Janjevës, Akllapit, Teqja dhe Brusit.Buja ka thënë se banorët e kësaj zone e dinë mirë kush e kryen punë.

“E dinë mirë kush ka investuar mbi 2 milionë euro për këto lokalitete.Prandaj, sonte e mirëpritën Kryetarin, e mirëpritën ekipin tonë fitues, si dhe e mirëpritën PDK-në” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.“Ne po rikthehemi.Po rikthehemi për më mirë për Lipjanin” shkruan Buja.

Postimi i plotë:Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë mirë kush kryen punë.

E dinë mirë kush ka investuar mbi 2 milionë euro për këto lokalitete.Prandaj, sonte e mirëpritën Kryetarin, e mirëpritën ekipin tonë fitues, si dhe e mirëpritën PDK-në.

Ne po rikthehemi.Po rikthehemi për më mirë për Lipjanin.

Po rikthehemi për më mirë për Janjevën, Akllapin, Teqen dhe Brusin.Fitorja është e jona!