Shuhet nga jeta Jocelyn Wildenstein, njihet për ndërhyrje të shumta estetike

E publikuar: 01/01/2025 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jocelyn Wildenstein, socialistja me origjinë zvicerane e njohur për ndërhyrje e shumta estetike që i dhanë pseudonimin “Gruaja Mace’, ndërroi jetë me 31 dhjetor 2024.

Ajo u shua në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur i fejuari i saj, stilisti Lloyd Klein, i cili konfirmoi se ajo ka ndërruar jetë nga një emboli pulmonare në Paris.