Skëndërbeu nuk ka arritur që të kalojë në rrethin e kualifikimeve të Champions League.
Ishte Dinamo Zagreb ai që ndali rrugëtimin e klubit shqiptar drejt garës më të fortë të futbollit evropian.
Në ndeshjen e parë Skëndërbeu humbi me rezultatin 2:1 në Korçë, kurse edhe në Zagreb nuk arriti që të tregohet i rrezikshëm përball kroatëve.
Rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet, Skënderbeu – Dinamo Zagreb ka mbetur 2:6, njofton Klan Kosova.