Shufra i përshkon kokën, mbijeton për mrekulli (KUJDES! Pamje të rënda)

E publikuar: 19/02/2016 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punëtor indian mbijetoi për mrekulli pasi një shufër hekuri i përshkoi kafkën tej për tej. Mohammad Guddu po punonte në një kantier ndërtimi në Malad kur shufra ra nga disa kate më lart dhe iu ngul në kokë.

Në foto shihet 24-vjeçari me shufrën që i ka hyrë sipër ballit dhe i ka dalë në pjesën e pasme të kokës.

Mjekët arritën që pas një operacioni që zgjati 5 orë t’i hapnin kafkën punëtorit dhe t’i nxirrnin shufrën. Guddu tashmë është jashtë rrezikut për jetën, por pjesa e majtë e trupit i është paralizuar.

Gjithsesi, mjekët mendojnë se në 3 muajt e ardhshëm ai do të shërohet plotësisht.

Doktori Batuk Diyora shpjegoi: “Është një mrekulli që ka shpëtuar, por ka ndihmuar fakti që shufra ka shpuar një pjesë të parëndësishme të trurit apo arteriet që sjellin gjakun në tru. Operacioni ishte shumë i ndërlikuar”.