Disa njerëz i duan banjat e gjata. Sikur të mos kenë obligime, dushi apo banjo e tyre nuk do të mbaroi kurrë. E, një gjë që vërehet më pas, janë gishtat e rrudhosur.
Për këtë, shkenca ka një përgjigje, transmeton Telegrafi. Është e tëra tek osmoza, me ujin që rrjedhë nëpër shtresën e fundme të lëkurës.
Uji e zgjeron shtresën e jashtme të lëkurës, por jo edhe atë të poshtme, duke i krijuar rrudhat.
Në studimet më të hollësishme, kuptohet se ata që kanë sistem nervor më të dobët, ju rrudhosen më shumë gishtat.
Në këto raste, lëkura e tërheqë ujin, në mënyrë që të rruaj lagështinë për më gjatë.
Rrudhat ndihmojnë që të depërtoi uji, njëjtë sikur të thepisurat në rrotën e automobilit.