Shtyhet seanca ndaj Krasniqit dhe dy të tjerëve për rastin në KEK

E publikuar: 28/01/2025 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar, në rastin ku po akuzohen ish-drejori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ish-shefi i prokurorimit Ymer Dragusha dhe avokati Isuf Zejna.

Seanca është shtyrë për datën 7 shkurt në orën 9:30, pasi që gjyqtari Rrahman Beqiri njoftoi se nuk është kthyer dëshmia që Dragusha e ka marrë ftesën.

Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021–2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro duke kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

LEXO EDHE:

Aktakuza për dëm 37 milionë euro të buxhetit të shtetit, Nagip Krasniqi del para gjykatës