Shtyhet senaca gjyqësore ndaj ish-deputetit Mark Frroku. Avokatët e tij kërkuan kohë për t’u njohur me një ankimim.
Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7.6 vite burg për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit pa leje.
Ndërsa sa i përket akuzës së vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, Mark Frroku është shpallur i pafajshëm me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.