Është shtyrë përsëri seanca e gjykimit të 27 aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” për dëmtimin e makinave të EULEX-it në vitin 2009. Seanca u shty në kohë të pacaktuar për mungesë të të akuzuarve që nuk ishin të pranishëm.
Në seancën ku të akuzuar për dëmtimin e makinave të EULEX-it janë të akuzuar 27 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, morën pjesë vetëm nëntë prej tyre.
Tre nga aktivistët u paraqitën vullnetarisht në gjykatë, ndërsa të tjerët u sollën në mënyrë të detyruar
Gjyqtari tha se shumica e urdhëresave për sjellje të detyruar kanë dështuar.
Ky gjykim vazhdimisht e ka pasur problem mosardhjen, ose mossjelljen nga policia të aktivistëve të akuzuar./kallxo.com



















