Shtuni: Dështimi 15 herë i Albulena Haxhiut e nxjerr zbuluar Kurtin se s’ka vota për qeveri

E publikuar: 13/05/2025 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opinioisti Adrian Shtuni e sheh Albin Kurtin “të zbuluar” se nuk i ka numrat për Qeveri të re me kandidimin dhe dështimit të kandidatarës me dhjetëra herë të Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit.

“Sigurisht se çdo gjë ka radhë. Për shkak se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para në zgjedhje, ajo e ka radhën e para të lëvizë. Insistimi me kandidaturën e znj. Albulena Haxhiu, pas 15 dështimesh rresht, e nxjerrë zbuluar jo vetëm mungesën e vullnetit për të zhbllokuar situatën (…)

(…) duke propozuar një kandidaturë me mbështetje më të gjerë, por edhe vetëdijen e z. Albin Kurti, se pas gjithë negociatave, ai nuk i ka votat e nevojshme për qeveri, gjë që sa duket e shtyn të mendojë se i konvenon të blejë kohë”, tha Shtuni për Radon Evropa e Lirë.

“Për mua, kjo është një zgjedhje e dëmshme për vendin, sidomos kur Kosova po i mbush dy vjet nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) që bllokojnë fondet zhvillimore, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Të jemi të qartë, në këtë moment asgjë nuk i kushton më shumë Kosovës se sa koha e humbur”, tha ai.