Shtrenjtimi i rrymës, grupi “Asnji Cent Ma Shumë” me aksion simbolik nesër para zyrave të ZRrE-së

E publikuar: 24/03/2025 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksion simbolik përpara Zyrës se Rregullatorit për Energji Elektrike do të mbahet të martën për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës për 15%.

Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” njoftoi se neser me fillim nga ora 11:00, disa aktivistë do ta zhvillojnë këtë aksion simbolik.

Rregullatori i energjisë ka paralajmëruar rritje mesatare të tarifave për konsumatorët prej 15% dhe bordi i ZRrE-së pritet të marrë vendim për këtë.

ZRrE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.