Lajmet

Shtrenjtimi i naftës ndez alarmin, pritet valë e re e rritjes së çmimeve

21.07.2026 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtrenjtimi i naftës ndez alarmin, pritet valë e re e rritjes së çmimeve

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, duke rikthyer shqetësimet për ndikimin e derivateve në ekonominë e vendit dhe në xhepat e qytetarëve.

Kosova, si një vend me varësi të lartë nga importi i derivateve të naftës, mbetet e ndjeshme ndaj çdo lëvizjeje në tregjet globale. Çdo rritje e çmimit të karburanteve ndikon jo vetëm te konsumatorët që përdorin automjetet, por edhe në kostot e transportit, prodhimit, bujqësisë, ndërtimtarisë dhe furnizimit me produkte të ndryshme.

Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, luhatjet e çmimeve në bursa dhe pasiguria e krijuar nga konfliktet gjeopolitike kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se një vazhdim i kësaj tendence mund të sjellë pasoja edhe në inflacion dhe në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Të martën një litër naftë është shitur 1.66 euro, ndërsa benzina 1.47 euro.

Përfaqësues të sektorit të derivateve dhe ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se institucionet duhet të kenë një qasje më aktive për të menaxhuar ndikimin e rritjes së çmimeve, përmes monitorimit të tregut dhe përdorimit të mundshëm të masave fiskale.

Ish-kreu i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se aktualisht është e vështirë të parashikohet nëse do të ketë ulje apo rritje të mëtejshme të çmimeve, pasi zhvillimet në tregjet globale janë të lidhura ngushtë me situatën e krijuar nga lufta në Iran.

Sipas tij, stabilizimi i sektorit të naftës mund të ndodhë vetëm pas përfundimit të konfliktit dhe qetësimit të tregjeve ndërkombëtare.

“Për ulje apo rritje të derivateve të naftës nuk mundemi me paragjyku, shkaku i luftës që është duke ndodhur në Iran. Sektori i naftës mundet me u stabilizu, por atëherë kur ndalet lufta. Hapësirë për ulje të derivateve të naftës mund të ndodhë pas përfundimit të luftës. Në bursa dhe në tregjet ndërkombëtare po kemi rritje të naftës”, ka deklaruar Berjani.

Rafuna kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për të përballuar rritjen e derivateve të naftës

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare vazhdon të paraqesë sfidë për ekonominë e Kosovës, e cila mbetet e varur nga importi dhe e ndjeshme ndaj lëvizjeve në tregjet globale.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vlerësuar se çdo ndryshim në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare reflektohet drejtpërdrejt edhe në Kosovë, për shkak të vlerës së lartë të importeve dhe varësisë nga furnizimi i jashtëm.

Sipas tij, Kosova importon mallra në vlerë mbi 7 miliardë euro, ndërsa eksportet ende nuk kanë arritur nivelin e një miliard eurove, një situatë që ndikon në dobësinë e ekonomisë ndaj goditjeve të jashtme dhe në rritjen e çmimeve.

‘’ Pa dyshim që Kosova është e ekspozuar nga ngritja e çmimeve t naftës në tregje ndërkombëtare , çdo luhatje në tregun evropian ndikon edhe në Kosovë për shkak të sasisë ose vlerës shumë të madh të mallrave që i importojmë kemi mbi 7 miliardë ndërsa ende nuk e kemi kap një miliardë që eksportojmë dhe kjo është ndër arsye pse çmimet janë kaq të larta’’, tha kreu i OEK për FrontOnline.

Rafuna ka thënë se çmimi i derivateve të naftës dhe energjisë elektrike janë ndër faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative të bizneseve, duke u reflektuar më pas edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve për qytetarët. Ai ka thënë se rritja e kostove të prodhimit, transportit dhe furnizimit është një nga faktorët që ndikon në nivelin e inflacionit në vend.

‘’ E dyta është çështja e energjisë elektrike apo çmimi i derivateve të naftës dhe produkteve të naftës për shkak se ato hyjnë në kosto operative dhe ndikojnë në produktin tonë, kjo javë veç dy prej arsye pse Kosova ka inflacion kaq të lartë’’, ka thënë Rafuna.

Kreu i OEK-ut ka bërë të ditur se bizneset kanë kërkuar nga Qeveria ndërhyrje përmes politikave fiskale, përfshirë uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës dhe uljen e TVSH-së për derivatet gjatë periudhave kur çmimet arrijnë nivele të larta. Sipas Rafunës, masa të tilla fiskale janë përdorur edhe nga vendet e rajonit dhe Bashkimi Evropian në periudha të rritjeve të mëdha të çmimeve të naftës, ndërsa në Kosovë deri tani nuk ka pasur një veprim konkret në këtë drejtim.

‘’Ne kemi kërkuar nga Qeveria ta ulë tatimin e akcizës ose ta heqë apo t ulën vlerën e shtuar nga 15 % në 8% për një periudhë të caktuar kohore mirëpo nuk ka pasur një veprim, ky ka qenë një nga masat e politikave fiskale me të cilat kanë ndërhyrë jo vetëm vendet e rajonit por edhe te BE-së ndërhynë kur ishte pika më e lartë e çmimi të naftës’’, përfundon Rafuna.

Eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, në një prononcim për FrontOnline ka thënë se Kosova është një ekonomi pothuajse tërësisht e varur nga importi i derivateve të naftës, prandaj çdo rritje e çmimeve në tregjet globale ndikon drejtpërdrejt në vend.

Sipas tij, shtrenjtimi i naftës nuk prek vetëm konsumatorët që përdorin automjetet, por ndikon në të gjithë zinxhirin ekonomik, përfshirë transportin, prodhimin, bujqësinë dhe ndërtimtarinë.

“Kosova është një ekonomi pothuajse tërësisht e varur nga importi i derivateve të naftës, prandaj çdo lëvizje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohet drejtpërdrejt te ekonomia jonë. Rritja e çmimit të naftës nuk prek vetëm shoferët, por rrit kostot e transportit, prodhimit, bujqësisë, ndërtimtarisë dhe, në fund, çmimet e pothuajse çdo produkti që paguan qytetari”, ka deklaruar Muhaxheri.

Ai ka paralajmëruar se nëse çmimet vazhdojnë të rriten, bizneset do të përballen me kosto më të larta, veçanërisht në sektorët e transportit dhe prodhimit.

“Nëse çmimet vazhdojnë të rriten, bizneset do të përballen me kosto më të larta, sidomos sektori i transportit dhe prodhimit, gjë që ose do t’i detyrojë t’i rrisin çmimet, ose do t’ua ulë fitimin dhe konkurrueshmërinë. Në të dy rastet, humbësi i fundit mbetet qytetari”, ka thënë ai.

Muhaxheri ka theksuar se institucionet nuk mund të ndikojnë në çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare, por mund të ndërmarrin masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga parregullsitë në tregun vendor.

“Shteti nuk mund të ndikojë në çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare, por mund dhe duhet të mbrojë qytetarët nga abuzimet në tregun e brendshëm. Kjo nënkupton monitorim të vazhdueshëm të tregut të derivateve, kontroll të marzhave të fitimit dhe ndërhyrje të Autoritetit të Konkurrencës kur ka dyshime për marrëveshje mes operatorëve”, ka deklaruar eksperti i ekonomisë.

Ai ka shtuar se Qeveria ka në dispozicion edhe instrumente fiskale për të lehtësuar barrën mbi qytetarët dhe bizneset, duke përmendur mundësinë e masave të përkohshme fiskale në raste të rritjeve të mëdha të çmimeve.

‘’ Përveç kësaj, qeveria ka në dorë edhe instrumente fiskale për ta lehtësuar barrën mbi qytetarët dhe bizneset, si ulja e përkohshme e TVSH-së për derivatet ose reduktimi, madje edhe pezullimi i përkohshëm i akcizës në periudha të rritjeve të mëdha të çmimeve’’, deklaron Muhaxheri.

Muhaxheri tha se deri tani nuk ka pasur një reagim të mjaftueshëm institucional, ndërsa qytetarët dhe bizneset po përballen vetë me ndikimin e rritjes së kostove.

‘’ Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi parë një reagim serioz institucional në këtë drejtim, ndërsa qytetarët dhe bizneset vazhdojnë ta përballojnë të vetëm çdo valë të re të shtrenjtimit’’, përfundon Muhaxheri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?