Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës po hetohen nga Prokuroria Shtetërore për keqpërdorime në kuadër të hetimeve tashmë të nisura të skandalit me përgjimet telefonike, të njohur për publikun si “Pronto 2”, shkruan sot Koha Ditore.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, si dhe deputeti i kësaj partie, dikur ministër i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, janë në mesin e personave që po hetohen bashkë me deputetin e PDK-së, Adem Grabovci, i cili para pak kohe dha dorëheqje nga pozita e shefit të grupit parlamentar të partisë pikërisht për shkak të ekspozimit përmes përgjimeve të bëra publike nga portali “Insajderi” gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti.
Përveç Pajazitit dhe Beqajt, në grupin e personave që po hetohen janë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashi, si dhe ish-shefja e Divizionit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti