Është shtuar numri i fluturimeve në drejtim të Kosovës nga shtete si Zvicra dhe Gjermania.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.
“Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit Maj, ndërsa nëse i referohemi fluturimeve deri më datën 13 janë shtuar rreth 16 fluturime”, është shprehur Gara.
“Dy fluturime janë shtesë nga Gjermania deri më datën 13”.
















