Por disa kohë më parë, Romina Alku, “Sophia e parë” u largua nga emisioni duke e lënë vakant vendin e saj.
Kujtojmë se pas ikjes së saj gazetari Arjan Çani ka provuar shumë vajza në rolin, duke i ndërruar njëfarë kohe edhe çdo javë. Pas Rominës “Sophitë” me kohëzgjatjen me të madhe kanë qenë Andonia dhe Alesia, e cila vijon edhe aktualisht të jetë në këtë pozicion.

Në foto: Sophia e parë Romina Alku dhe gazetari Arjan Çani
Megjithatë ndonëse Romina Alku, nuk është më pjesë e ekranit sërish tërheq mjaft vëmendjen si me postimet e saj ashtu edhe me deklaratat e ndryshme që publikon edhe në lidhje me kohën e gjatë që ka qenë në Klan. Këtë herë Romina, e cila gjithashtu është diskutuar edhe për operacione plastike.

Në foto: Modelja Andonia Dobi
Këtë herë ajo ka publikuar në Instagramin e saj foton e një këlyshi të vogël, të cilin duket se e ka adoptuar. “Gjetëm një dasuli të logel fale,”-ka shkruar Alku krahas fotove ku shfaqet duke e ushqyer me qumësht të dhënë përmes shiringës këlyshit.

Në Foto: Gazetari Arjan Çani dhe ‘Sophia’ aktuale
Mesa duket tashmë i është shtuar një pjesëtar i ri në familje dhe për këtë arsye, ajo ka nxituar ta bëjë publik në rrjete sociale. Gjatë ditëve të fundit situata e kafshëve ka qenë mjaft e pranishme në opinionin publik po ashtu edhe në media, për shkak të masakrimit në mënyrë barbare me sëpatë, që i ndodhi një qeni disa ditë më parë nga një djalë nga Kuçova.
Në këtë mënyrë mjaft të këndshme edhe ish-Sophia e Çanit ka dhënë një shembull mjaft të mirë për kujdesin dhe dashurinë nga kafshëve./Gazeta Express/



















