Një pjesëtar i policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme ka pasur punë në rrugën “Adem Jashari”, në Shtime. Ai është sulmuar nga dy pasagjer pasi që të njëjtëve u është shqiptuar nga ana e policit një gjobë në trafik.
Gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll ka përdorur edhe sprejin. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/