Policia ka njoftuar se një person në Shtime ka lajmëruar rrejshëm policinë se është sulmuar dhe i janë grabitur 3 mijë e 500 euro.
Bëhet e ditur se i dyshuari e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.
Policia në njoftim ka bërë të ditur edhe se ndaj tij është iniciuar kallëzim penal.
“Me datën 11.03.2023 rreth orës 07:30, personi A.G ( M/K) i moshës 48 vjeçar kishte raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet”.
Bëhet e ditur se fillimisht ankuesi është testuar me alkool test dhe ka rezultuar me 1.42 promila.
“Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila.Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës , rreth orës 15:00 , ai në tërësi e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme hetimore dhe ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rremë’’, thuhet në njoftim