UEFA i ka bërë me dijë Anglisë, se ata mund të përjashtohen nga Euro 2028, paçka faktit se janë mikpritës të saj.
Britania dhe Irlanda u konfirmuan si organizatorët e Euro 2028, në tetor të vitit të kaluar, me disa stadiume të ndryshme në Angli, Skoci, Irlandë Veriore dhe Uells, që do të mirëpresin ndeshjet.
‘The Times’ ka raportuar se Unioni i Shoqatave Evropianë të Futbollit (UEFA), i ka bërë me dije ministrave anglezë se ‘Tre Luanët’ mund të përjashtohen nga Euro 2028, nëse kryeministri i vendit Keir Stramer vazhdon përpara me planet për të vendosur një rregullator në futbollin e meshkujve.
Theodore Theodoridis, sekretari gjeneral i UEFA-s e ka dërguar këtë paralajmërim përmes një letre drejtuar Sekretares Lisa Nandy, më herët gjatë këtij muaji, duke cituar se nuk duhet të bëhen ndërhyrje nga qeveria në futboll.
Në këtë letër, ai ka goditur planet që ka hartuar kabineti qeveritar për të vendosur një rregullator për mbikëqyrjen e klubeve angleze.
Si kundërpërgjigje, Theodoridis ka insistuar se pavarësia në futboll është një kusht themelor.
Planet për të promovuar një mbikëqyrës në të gjitha klubet që garojnë në Angli fillimisht nisën në muajin mars nga qeveria britanike e cila dëshironte që të parandalonte klubet e pasura që të krijonin një tjetër Superligë evropiane.
Ky rregullator nuk u prezantua kurrë zyrtarisht në kohën kur konservatorët u rrëzuan nga pushteti, por qeveria laburiste është zotuar të vazhdojë me idenë.
Nëse e bëjnë këtë, ata rrezikojnë të përjashtohen nga Euro 2028 dhe të humbasin mundësinë për të fituar më në fund një trofe në tokën britanike.