Problematika e kyqjes se bisneseve ne rrjetin distributive KEDS dhe autorizimet për Panelat Solare!
Në debatet e rregullta të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës me sektorin e ndërtimit dhe ndermarrjet e vogla dhe të mesme, një çështje ka qenë e përsëritur dhe e ndjeshme: vonesat e paarsyeshme në procesin e kyçjes rrejtin distributiv te KEDS-it. Ky problem ka shkaktuar shqetësime të mëdha për komunitetin e biznesit, duke penguar zhvillimin e industrisë dhe ndikuar negativisht në planifikimin dhe realizimin e projekteve të reja.
Nga data e dorëzimit të kërkesës për kyçjen në rrjet të KEDS-it e deri në momentin e kyçjes, procesi ka shënuar vonesa të konsiderueshme, në disa raste duke shkuar më muaj edhe vite të tëra. Në raste ekstreme, sektori i prodhimit janë detyruar të presin më vite për të kyçur në rrjet, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të aktivitetit të tyre. Kjo jo vetëm që i shkakton dëme të konsiderueshme planeve zhvillimore të këtyre fabrikave prodhuese, por gjithashtu jep sinjale negative për të gjithë ata që kanë synime të ngjashme për të hapur fabrika në të ardhmen.
Sektori i ndërtimit gjithashtu përballet me të njëjtën problematikë. Edhe pse objektet janë të përfunduara dhe të gatshme për shfrytëzim, procesi i kyçjes në rrjet është i pamundur për të realizuar në afate të pranueshme për shkak të procedurave të ngadalshme dhe të papërballueshme burokratike të KEDS-it. Ndërtuesit e banesave plotësojnë të gjitha kriteret dhe kërkesat e nevojshme sipas afateve të caktuara, por ende përballen me vonesa të pakuptimta.
Kjo situatë e vonesave në procesin e kyçjes ne KEDS është një pengesë serioze për zhvillimin e sektorit të biznesit dhe ndërtimit në Kosovë. Në një kohë kur Kosova benë përpjeket e saja të tërheqë investime dhe të ndërtojë një ambient më të favorshëm për biznesin, vonesat në sigurimin e energjisë elektrike janë të pa pranueshme.
Për të adresuar këtë çështje, është e rëndësishme që autoritetet qendrore si Ministria e Ekonomise dhe ZRRE të angazhohen për të adresuar ketë qeshtje shumë të rendesishme për sektorin e bizneseve ne Kosovë. Andaj Lidhja e Bizneseve të Kosovës kerkon nga autoritet shtetërore të merren më ketë problematik.
KEDS-i duhet të jetë në gjendje të sigurojë një shërbim më të shpejtë dhe më efikas për bizneset dhe ndërtuesit, duke përdorur teknologjinë dhe metodologjitë më të fundit për të shkurtuar kohën dhe vonesat gjatë procesit të dhënies së pëlqimit elektroenergjetik.
Një bashkëpunim i ngushtë mes autoriteteve publike dhe sektorit privat është i domosdoshëm për të zbatuar reforma të nevojshme administrative dhe ligjore, si dhe për të ndërtuar një kulturë të transparencës dhe llogaridhënies në procesin e ofrimit të shërbimit të energjisë elektrike. Vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të sigurojë një ambient më të favorshëm për biznesin dhe të përparojë drejt qëllimeve të zhvillimit ekonomik dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e saj.
Problematik tjetër është autorizimet për Panelat Solare
Procedurat e tejzgjatura ne dhënien e autorizimit për ndërtimin e paneleve solare ne sektorin e bizneseve
Në kohën kur nevoja për të përparuar në drejtim të një mjedisi më të qëndrueshëm dhe të përdorur burime të energjisë së rinovueshme është më e domosdoshme se kurrë, procesi i autorizimit për ndërtimin e paneleve solare në sektorin e bizneseve ka qenë nën vëmendje të veçantë. Në mjaft raste, procedurat e tejzgjatura dhe komplekse kanë penguar shpejtësinë drejt përparimeve në këtë fushë.
Ndërtimi dhe instalimi i paneleve solare në ambiente biznesi është një hap kyç për të reduktuar ndikimin e karbonit dhe për të përparuar drejt një modeli më të qëndrueshëm të konsumit të energjisë. Megjithatë, për shkak të procedurave të ngadalshme dhe burokratike, shumë kompani kanë hasur ne vështirësi në realizimin e këtij synimi.
Problemi kryesor është se procedurat e autorizimit janë shpesh të tejzgjatura. Përveç kësaj, mungesa e koordinimit mes institucioneve dhe organiteteve relevante (ZRRE, KEDS dhe komune) mund të shtojë më shumë vonesa dhe kosto për bizneset që synojnë të investojnë në energjinë e rinovueshme.
Për të adresuar këtë problem, është e nevojshme që autoritetet kompetente të ndërhyjnë për të rregulluar dhe përmirësuar procesin e autorizimit për ndërtimin e paneleve solare në sektorin e bizneseve. Kjo mund të përfshijë:
• Thjeshtimin e procedurave administrative: Në vend që të kërkohet një varg i gjatë dokumentash dhe lejeve, duhet të konsiderohet një proces më i thjeshtë dhe më i shpejtë për të dhënë autorizimin e nevojshëm.
• Zbatim i standardeve të qarta teknike: Përdorimi i standardeve të njohura dhe të përshtatshme teknike për instalimin e paneleve solare, të cilat lejojnë për një vlerësim më të shpejtë dhe më efikas të projektit.
• Koordinimi i institucioneve: Sigurimi i një bashkëpunimi të mirë mes institucioneve relevante për të zvogëluar vonesat dhe për të ofruar një udhëzim të qartë dhe të plotë për bizneset.
• Nxitja e inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë: Inkurajimi i përdorimit të teknologjive të reja dhe inovative për të lehtësuar procesin e autorizimit dhe për të rritur efikasitetin e instalimeve të paneleve solare.
Në fund të fundit, është e rëndësishme që këto ndryshime të përcaktohen dhe të zbatohen në mënyrë që të lehtësojnë rrugën për investime në energjinë e rinovueshme në sektorin e bizneseve.
Kjo jo vetëm do të ndihmojë në përmbushjen e synimeve për reduktimin e ndikimit të klimës, por gjithashtu do të krijojë mundësi të reja për rritje ekonomike dhe inovacion në Kosovë.