Shteti e bën Murtezajn me telefon të mençur -kushton 1 mijë euro (Dokument)

E publikuar: 19/10/2016 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që nga data 14 e këtij muaji, Zëvendës ministri në ministrinë e Punëve të Jashtme, Valon Myrtezaj, mbanë në duart e tij, telefonin e markës më të re.

Murtezajt, ministria ku ai punon i ka blerë telefon në vlerën e afro 1 mijë eurove, shkruan Gazeta Express.

Në tenderin e shpallur në Komisionin Rregullativ, “Furnizim me smart phone për Z.ministrin dhe DÇK”,  i cili u nënshkrua më 14 shtator,  zv’ministrit i blihet telefoni i mençur në vlerën e 990 eurove. Operatori ekonomik ‘Bellani” e ka bërë furnizimin me këtë telefon./GazetaExpress/