Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë bërë të ditur se do të subvencionojnë të gjithë ata që kursejnë rrymën.
“Sot po prezantojmë një pako të re, që ka për qëllim me krizën inflacionare. Nisur nga gjendja e rënduar me energji, sot është e domosdoshme të kursejmë. Andaj, do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike”, ka deklaruar Kurti.
Ministri Murati ka bërë të ditur se subvencionimi i faturave të energjisë elektrike do të fillojë nga muaji shtator.
“Sa i përket subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, kjo masë do të fillojë nga muaji shtator. Është e rekomandueshme që nga ky muaj të kursejmë, në mënyrë që të mos rëndohet gjendja energjetike. Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur edhe një pako tjetër për sa i përket rritjes së efiçencës në shtëpitë tona”, deklaroi më tej ai.