Shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Malit të Zi

E publikuar: 21/01/2016 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas shënimeve të fundit, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vendin edhe më tej nuk e kanë njohur 13 shtete, ka njoftuar portali RTCG.
Nga Ministria e Jashtme e këtij vendi është thënë se Malin e Zi e kanë njohur 182 shtete të botës me të cilat Podgorica zyrtare ka vendosur marrëdhënie diplomatike.
Malin e Zi s’ e kanë njohur ende Bahamet, Barbadosi, Belize, Mbretëria e Butanit, Republika e Guinesë Ekuatoriale, Kameruni, Madagaskari, Republika e Ujdhesave Mareshal, Republika Federale e Nigerisë, Papa Guineja e Re, Somalia, Republika Demokratike e Sao Tome e Prencipes, Republika e Bashkuar e Tunizisë dhe Mbretëria e Tongos.