Shtetet e ish-Jugosllavisë takohen për të shitur pronat e ambasadave

E publikuar: 24/10/2016 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​ Përfaqësues të Serbisë, Kroacisë, Bosnja&Hercegovina;, Maqedonia e Sllovenia janë takuar në Kranj të Sllovenisë, duke rënë dakord për shitjen e pronës diplomatike e konsullore të Jugosllavisë në Tokio, Bon, Bern dhe New York, përfshirë edhe një apartament gjashtëdhomësh në Manhattan.
Vlera e këtyre objekteve thuhet të jetë 42 milionë euro, por vlerësohet të jetë edhe më e lartë, pasi kjo shumë i është caktuar 10 vjet më parë, transmeton Koha.net.

Sipas procedurës, ata kanë rënë dakord që të shpallin një tender ndërkombëtar në dy prestigjiozet: Washington Post dhe The Economist.

Serbisë do t’i takojë një e treta e shumës që është paraparë të merret nga shitja, duke përfshirë edhe detyrimet për mirëmbajtjen e objekteve që për dekada kanë qenë të mbyllura.Vetëm apartamenti në Fifth Avenue të New Yorkut llogaritet që shpenzimet janë mbledhur deri në 2,7 milionë dollar, pasi nga 1992 qëndron i mbyllur, e kostot mujore llogariten të jenë 14 mijë dollar.

Takimi i radhës është caktuar të jetë në mars të 2017. Nga 123 prona të ish-Jugosllavisë, në procesin e shitjes ose të shitura janë 72 prej tyre, kurse kanë mbetur 51. Prej këtyre të fundit, shumica janë përdorur dhe përdoren nga Serbia.

Kosova nuk ka gëzuar të qenit republikë në ish-Jugosllavi, por asaj i janë ngarkuar disa prej borxheve të mbetura nga ish-Jugosllavia.