Edhe pse qyteti i Hagës në Holandë po përflitet si vend ku do të jetë e vendosur Gjykata Speciale, zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë thënë se për momentin ende nuk është vendosur dhe se bisedimet janë duke vazhduar.
“Nuk mund të shpalosim hollësi të tjera”, kanë thënë zyrtarë të këtij misioni në Kosovë për Tribuna Channel.
Po sipas tyre, hapat e ardhshëm në këtë fazë përfshijnë finalizimin e marrëveshjeve me shtetet nikoqire dhe negociatave për vendndodhjen dhe hapësirat. Kjo do të pasohet me përzgjedhjen e gjykatësve dhe të stafit të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar, raporton Tribuna Channel.