Shtetasi serb tenton t’i korruptojë policët në kufi, arrestohet

E publikuar: 27/08/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetasi serb tenton t’i korruptojë policët në kufi, arrestohetnë Merdare, pasi ka tentuar t’i korruptojë zyrtarët policor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, i cili ka thënë për KosovaPress, se Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se u ka ofruar para si ryshfet zyrtarëve policor kufitar të PK-së, për të përfituar shërbime më të shpejta në kufirin e Republikës së Kosovës, por i njëjti është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Si institucion kredibil dhe i besueshëm për qytetarët, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj vazhdon dhe do të vazhdoj realizimin e detyrave në mënyrë sa më profesionale në funksion të garantimit të sigurisë dhe forcimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.