Shtetasi i huaj gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

E publikuar: 12/12/2025 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prishtinë është raportuar një rast i rëndë, ku një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën ku po qëndronte.

Rasti ka ndodhur më 11 dhjetor 2025, rreth orës 18:00, njofton policia.

Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, nën udhëzimet e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

“Prishtinë / 11.12.2025 – 18:00. Raportohet se në banesën ku ishte duke jetuar, është gjetur pas shenje jete viktima mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.