Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga nesër do të nisë ekzekutimi i shtesave për fëmijë me rritjen e re prej 50%, një vendim që pritet të mbështesë financiarisht rreth 400 mijë fëmijë në të gjithë vendin.
Kurti ka shkruar në Facebook se rritja e miratuar reflektohet në shumën mujore që marrin familjet, sipas numrit të fëmijëve.
“Familjet me dy fëmijë do të marrin 60 euro, nga 40 euro sa kanë marrë deri tani, familjet me tre fëmijë do të marrin 135 euro, nga 90 euro aktuale, familjet me katër fëmijë do të përfitojnë 180 euro, nga 120 euro të mëparshme dhe rritja do të aplikohet proporcionalisht edhe për familjet me më shumë fëmijë”, shkruan Kurti.
“Qeveria vlerëson se kjo masë synon të përmirësojë mirëqenien e fëmijëve dhe të rrisë mbështetjen sociale për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, shkruan ai.
Lexo po ashtu“Vuçiq me ofendime dhe arrogancë tentoi të prishë takimin”, Osmani tregon detaje nga samiti në DurrësKurti uroi të gjithë përfituesit me mesazhin: “Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”.
Më 31 tetor, pak ditë para mbajtjes së balotazhit më 9 nëntor, Qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e shtesave për fëmijë e rritjen e pensionave bazike nga 120 në 150 euro.

















