Ka filluar shitja e shtëpive që kushtojnë 32 mijë dollarë, dhe që nevojiten vetëm gjashtë orë për t’u montuar por edhe të çmontohen dhe të vendosen në lokacione tjera.
Fotografitë e publikuara shfaqin komponentët e shtëpive M.A.D të prodhuara në një fabrikë në Itali, dhe që transportohen me kamionë pa ndonjë problem në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.
Videoja 1.11 sekonda tregon në versionin e përshpejtuar se si ndërtohen këto shtëpi brenda pak orëve. Kompania që i prodhon i shet me madhësi të ndryshme nga 100 metra katrorë e deri në 250 metra katrorë.
Sipas arkitektit italian Renato Vidal, këto shtëpi janë të përshtatshme sidomos për ato vende që shpesh goditen nga tërmetet, për faktin se ato mund të çmontohen dhe të montohen në zona më të sigurta. /Telegrafi/