Shtëpia që u fut tmerrin të gjithëve, mban misterin e pazgjidhur të vdekjeve

E publikuar: 19/08/2017 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qytetin e qetë të Amityville, në bregdetin jugor të Long Island, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhet një vilë e shkëputur nga shtëpitë e tjera në lagje, me dyer të vogla prej druri dhe një verandë të bukur.

Ajo duket një shtëpi e bukur dhe komode për të jetuar, por nuk duhet të mashtroheni nga pamja e saj.

Në fakt shtëpia “112 Ocean Avenue”, konsiderohet si shtëpia e horroreve nga banorët e kësaj zone, që ka tmerruar njerëz nga brezi në brez.

Kjo shtëpi në fakt konsiderohet gjithashtu si shtëpia më e famshme në botë, e pushtuar nga fantazmat.

Tmerret në vilën 112 në Amityville, kanë shokuar shumë njerëz që e kanë marrë me qera për të jetuar aty.

Megjithatë regjisorë të famshëm në Hollywood, kanë bërë miliona duke realizuar filma për të.

Në vitin 1965, Ronald DeFeo dhe gruaja e tij u zhvendosën në vilën “112 Ocean Avenue” së bashku me pesë fëmijët e tyre. Shtëpia ka përfaqësuar kulmin e një jete plot sakrifica sepse ata kishin investuar të gjitha kursimet e tyre në blerjen e pronës.

Familja De Feo vendosi të ndërrojë emrin e shtëpisë duke e vënë High Hopes (shpresa të mëdha).

Por, gjatë orëve të para të 13 nëntorit të vitit 1974, jetët e të gjithë anëtarëve të familjes De Feo ikën nga kjo botë, përveç njërit prej djemve.

Bashkëshortët De Feo dhe katër nga pesë fëmijët e tyre u gjetën të vrarë brenda shtëpisë. Ata u masakruan brutalisht në shtretërit e tyre.

Lajmi për shuarjen e familjes mori përmasa ndërkombëtare pasi emri i qytetit të Amityville, do të thotë do të thotë miqësor.

Ky emër pra përfaqësonte në një farë mënyre shpirtin e qytetit dhe askush nuk do ta kishte imagjinuar se në Amityville do të ndodhte diçka të tillë!

Pas ngjarjes një grup i madh gazetarësh, fotografësh dhe hetuesish, erdhën në shtëpinë e famshme, për të nxjerrë në dritë detajet e para të tmerrshme të krimit.

Familja De Feo ishin ekzekutuar që ta gjithë nga një e shtënë me armë në shpinë.

Të gjithë anëtarët e familjes, përveç mamasë, u vranë në shtretërit e tyre dhe u gjetën të kthyer përmbys, me fytyrë në jastëk dhe krahët e kryqëzuar po nën jastëk.

Nëna u qëllua me plumb në fytyrë e cila u gjet e shpërfytyruar.

Misteri deri tani është zgjidhur deri në gjysmë:

Të nesërmen, më 14 nëntor, policia merr 23-vjeçarin Ronnie De Feo për pyetje, djali i madh i mbijetuar dhe i vetmi i masakrës.

Ronnie rrëfeu se ishte ai që kishte vrarë familjen e tij me pushkën që i ati e përdorte për gjueti, ku më pas e kishte hedhur atë në lumin prapa shtëpisë.

Por një dyshim mbetet ende sot.

Të gjithë trupat u gjetën përmbys me kokë në jastëk pa shenja dhune.

Si arriti Ronnie të mos zgjojë vëllezërit pas të shtënës së parë?

Si arriti ai t’i lëvizte në gjumë në të njëjtin moment?

Policia dyshoi se ai kishte një bashkëpunëtor por djali e mohoi dhe në fakt në “shtëpinë e tmerreve”, nuk janë gjetur gjurmë të tjera, përveç atyre të anëtarëve të familjes. Misteri nuk u zgjidh kurrë në të vërtetë./noa.al/