Kjo shtëpi 372 metra katrorë, me një pamje dhe interior fantastik, ka dalë në shitje në SHBA për 199 dollarë.
Natyrisht ka një kleçkë. Që të bëheni pronar i saj, duhet të fitoni një konkurs eseje.
Me maksimumi 200 fjalë, ju duhet të shpjegoni se përse doni ta fitoni këtë shtëpi.
Shtëpia me 14 dhoma ndodhet në lumin Ohajo dhe quhet “River House”.
Por mos mendoni se pronarët e saj nuk do fitojnë. Çdo konkurrent do paguajë 199 dollarë për esenë.
Sikur të ketë vetëm 2 mijë konkurrentë, pronarët do marrin 398 mijë dollarë.
Një juri anonime nga Kolegji i Hanoverit do vendosë për fituesin./mapo.al