Kompania holandeze “Heijmans” prezantoi shtëpinë prej druri, që projektuesit thonë se është shtëpia e së ardhmes.
Projekti ka marrë shtysë nga kërkesa gjithnjë në rritje e të rinjve holandezë në Amsterdam për të patur një banesë të tyren. Në pamundësi për të siguruar apartamente në blloqet e pallateve për shkaqe financiare shumica e tyre jetojnë me qira.
Për të gjetur një rrugë të mesme mes çmimit dhe cilësisë, “Hiejmans” punoi me projektin e vet për muaj të tërë dhe produkti është një shtëpi e rehatshme, me çmim të përballueshëm dhe që mund të vendosësh ku të duash.