Imazhet shfaqin brendinë e një shtëpie të vjetër, në jugun e thellë të Shteteve të Bashkuara – bashkë me Mustangun e paprekur në garazh.
Megjithëse e braktisur dhe e harruar në kohë, shtëpia në Birmingham të Alabamës nuk ka pësuar shumë ndryshime, transmeton Telegrafi.
“Shtëpia në Kodër” – e ka emëruar pronën blogeri i paidentifikuar – mbeti në atë formë për disa dekada, prej se pronari iu nda nga jeta.
Një Ford Msutank klasik ka mbetur në garazh, pajisje të shtrenjta kompjuterike që tani nuk kanë asnjë vlerë, janë të shpërndara nëpër dhomën e punës, ndërsa dollapët e kuzhinës janë plot me konserva dhe ambalazhe tjera ushqimesh.
Por, është e sigurt që askush nuk ka jetuar aty për vite të tëra – rrjetat e merimangave janë zgjatur prej dritareve nëpër orendi, duke mbuluar lulet falso, deri të enët që mbetën në lavaman.
Pronari që e ka ndërtuar këtë shtëpi më 1970, jetoi aty derisa u nda nga jeta. Në 20 vitet e fundit, kjo shtëpi në kodër ka mbetur e paprekur dhe e harruar. /Telegrafi/