Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se ShBA-ja ende kundërshton një armëpushim të përgjithshëm në Gaza, duke besuar se ai do të ndihmojë militantët e Hamasit.
Ai është shprehur se ShBA-ja e mbështet pauzën humanitare, shkruan Sky News.
“Ne mbështesim pauzat humanitare, në përpjekje për të larguar pengjet dhe për më shumë ndihmë, por ne nuk mbështesim një armëpushim në këtë kohë.” – është shprehur ai.
Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e Izraelit për të lejuar dërgesën e miellit në Gaza.