Shtëpia e Bardhë tha se një raport i CNN mbi abuzimin e supozuar sistematik, në një burg izraelit, ishte “thellësisht shqetësues” dhe se administrata e Biden po u drejtohet zyrtarëve izraelitë për përgjigje.
“Ne i kemi parë këto raporte mbi abuzimin e mundshëm të dyshuar të të burgosurve në këtë burg.” – tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Kirby për CNN të premten.
“Është thellësisht shqetësuese. Shumë shqetësuese.”
Kirby tha se administrata po kërkonte më shumë informacion nga zyrtarët izraelitë.
“Natyrisht, pritshmëria jonë është që do të marrim përgjigje të mira këtu”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara presin që aleatët e tyre të ofrojnë “standardin më të lartë kur bëhet fjalë për trajtimin e të burgosurve”, tha tutje Kirby.
CNN ka raportime ekskluzive për sinjalizuesit izraelitë që pretendojnë abuzime sistematike në burgun izraelit të Sde Teiman në shkretëtirën Negev.