Kjo shtëpi e vogël i ka të vendosura brenda mureve të saj mobilet, që kryejnë funksione të shumta sikurse brisku i ushtrisë zvicerane.
Shtëpia nëntë metra katrorë, ndërtimi i të cilës kushton 35 mijë funte, përbëhet nga një dhomë e bardhë brenda të cilës nuk ka kurrfarë dekorimi, transmeton Telegrafi.
Por derisa brenda mureve janë të vendosura mobilet ato janë shumë funksionale, ndërsa shtrati paloset dhe vendoset brenda murit, duke i lejuar pronarit të saj të ketë hapësirë të mjaftueshme për aktivitete tjera.
Njëjtë funksionon kuzhina dhe tualeti, i cili ka dushin dhe pajisjet tjera të vendosura brenda mureve dhe palosen e nuk vërehen fare. Shtëpia miniaturë “ushtria zvicerane” ndryshe njihet si VOID.
Kjo është si rezultat i hulumtimeve artistike-arkitekturale, projekt ky i udhëhequr nga Leonardo Di Chiara që kanë bashkëpunuar me universitetin Tinyhouse. /Telegrafi/