“Shtegu” i Vuçiqit për anëtarësimin e Kosovës në OKB

E publikuar: 28/09/2017 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia që dikur e udhëhiqte Vojislav Koshtunica, Partia demokratike e Serbisë(DSS) është e pakënaqur me deklaratën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiqiq dhënë gjatë takimit me përfaqësues të Lordëve britanikë në Beograd.

Vuçiq, sipas kësaj partie, kishte thënë:

“Kosova nuk do të hyjë në OKB, pos nëse ne jemi të pakënaqur me diçka, e ne nuk mund të jem të kënaqur nëse thonë –njiheni Kosovën e pavarur”, transmeton Koha.net lajmin e FoNet.

DSS ka vlerësuar se Vuçiq e ka për borxh të tregojë se çfarë është ajo bindje e tij për “diçka me çfarë do të ishim të kënaqur” e të heqë dorë nga një pjesë e territorit të vet.

ka dyshim se përfaqësuesit e Dhomës së lordëve britanikë janë të interesuar të dinë se cilat janë qëndrimet e Serbisë për të cilat kryetari i Serbisë thotë të mos jenë definuar për ç’shkak po organizohet i ashtuquajturi dialog i brendshëm për Kosovën, thuhet në kumtesën e kësaj partie.