Lajmet

Shtatë vjet burgim ndaj të akuzuarit për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

20.07.2026 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtatë vjet burgim ndaj të akuzuarit për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me shtatë vjet burgim një të akuzuar për vjedhje të rëndë.

Akgjykimi ndaj tij është shpallur të hënën, pasi Sh.H është gjetur fajtor se bashkë me një shtetas bullgar kanë kryer vjedhje në një argjendari në Prizren, pasi paraprakisht ishin pajisur me maska të zeza dhe mjete të tjera.

Sipas gjykatës, rasti ka ndodhur më 12 janar të vitit 2025, pas orëve të mesnatës.

“Duke bashkëvepruar me një të pandehur tjetër V.G. (Shtetas bullgar), të pandehurit të pajisur me maska, me rroba të zeza dhe të pajisur me mjete të përshtatshme, me përdorim të forcës fizike dhe mjete të përshtatshme, hapin derën e lokalit, duke depërtuar brenda në lokalin e argjendarisë, duke shkuar në vendin ku gjendet kasaforta të cilën arrin ta dëmtojnë, duke arritur të hapin të njëjtën dhe pas hapjes nga e njëjta arrin të marrin 3 (tre) kg ari 14 karat, 1 (një) pesë lirë, 2 (dy) lira, hallka të dorës, 1 (një) kg argjend me pastërti 925 dhe 1 (një) peshore, të cilat i vendosin në çantë dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes me të cilat veprime të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material në shumë prej195.000 € (njëqindenëntëdhjetë e pesë mijë euro)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas njoftimit, në të njëjtën datë dhe pas mesnatës, në Prizren, tentojnë të marrin pasurinë e të dëmtuarit, në një lokal të argjendarisë.

“Ashtu që të pandehurit të pajisur me maska, me rroba të zeza dhe të pajisur me mjete të përshtatshme, fillimisht bëjnë deaktivizimin e alarmit dhe pasi bëjnë, me përdorim të forcës fizike dhe mjete të përshtatshme dëmtojnë hallkat (mbajtësit) e drynit si dhe derën e aluminit, duke e hapur të njëjtën, përmes të cilës arrin të hynë brenda në lokal, të cilët me përdorim të forcës fizike dhe mjete të përshtatshme për hapjen e kasafortës, përpiqet ta hap, pasi nuk arrin të hap kasafortën, menjëherë largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material.”, thuhet në njoftim.

Kurse, sipas njoftimit, me datë 23.01.2025, në objektin e të dëmtuarit, i pandehuri Sh.H:, me qëllim vetes ti sjell dobi pasurore të kundërligjshme, përmes përdorimit të forcës fizike e thyen xhamin e pjesës së objektit të mbyllur, përmes të cilës arrin të depërtoj brenda në pjesën e objektit të mbyllur, dhe pas depërtimit brenda arrin të merr një modem të internetit “T……”, një DVR, dhe duke dëmtuar kabllot të sistemit të kamerave dhe pastaj pa u vërejtur nga askush largohet nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm material.

Përveç dënimit me shtatë vjet burgim, i akuzuari është gjobitur edhe me dy mijë euro.

Kurse, është obliguar që të dëmtuarit t’i kompensohet dëmi prej 195 mijë eurosh.

Në të kundërtën, gjykata ka paraparë konfiskimin e pasurisë së të akuzuarit, në vlerë të barasvlefshme me dëmin e shkaktuar.

“Pasuritë që janë ngrirë dhe të cilat duhet të shiten nga AAPSK, janë të listuar si më poshtë: 1 apartament në sipërfaqe prej 117 m2, 1 automjeti i markës Renault/ “Megane”, 1 automjeti i markës “BMW/1K4”, 1 automjeti i markës “BMW/Z3”,1 automjet i markës “STELS/650-ST Traktor”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Kurti i përgjigjet Abdixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Kurti i përgjigjet Abdixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Arrestohet personi që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Arrestohet personi që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën

Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh sipas Marko Rubios?

A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh sipas Marko Rubios?

SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja

SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy” 13 gusht 2026| 23:46

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy” 13 gusht 2026| 23:46

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa i drejtohet VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa i drejtohet VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës

I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës

‘Ka dhënë informata për Serbinë’, Bekë Berisha i ka disa fjalë për Skender Llugiqin (VIDEO)

‘Ka dhënë informata për Serbinë’, Bekë Berisha i ka disa fjalë për Skender Llugiqin (VIDEO)

Vendimi i LDK-së: Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Vendimi i LDK-së: Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

‘Devijimi i Ibrit’, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

‘Devijimi i Ibrit’, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

LDK heq dorë nga çdo kërkesë: Mbështesim një president konsensual

LDK heq dorë nga çdo kërkesë: Mbështesim një president konsensual