Shtatë vite nga vdekja e veprimtarit për të drejtat e shqiptarëve, Isufi bën thirrje për kujdes të shtuar në Preshevë e Bujanoc

E publikuar: 21/01/2025 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi dhe kryetari i kësaj partie në Gjilan, Nazim Gagica, sot kanë takuar me Kryetarin e Lëvizjes për Progresin Demokratik, Shqiprim Jonuz Musliu dhe Kryetarin e OVL të UÇPMB-së për Bujanoc, Bejtulla Bejtullahun.

Kështu ka njoftuar Isufi, duke thënë se ky takim u realizua me rastin e shënimit të 7 vjetorit të vdekjes së Jonuz Musliut, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Me respektin më të madh, bashkë me Kryetarin Nazim Gagica, takuam Kryetarin e Lëvizjes për Progresin Demokratik, Shqiprim Jonuz Musliu dhe Kryetarin e OVL të UÇPMB-së për Bujanoc, Bejtulla Bejtullahun me të cilët ndamë kujtime për Jonuz Musliun si veprimtar e luftëtar i madh për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore, me rastin e shënimit të shtatë vjetorit të shkuarjes në amshim.” – shkroi Isufi.

Isufi bën thirrje për një kujdes më të shtuar për të drejtat e shqiptarëve në këto treva.

“Është obligim kombëtar e shtetëror që Kosova e Shqipëria të shtojnë vëmendjen për përkujdesje më të shtuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva që të ndërpritet trendi i shpërnguljes dhe zbrazjes së kësaj hapsire.”