Të bësh seks gjatë shtatzënisë?
Mesa duket kjo është një nga gjërat që duhet bërë patjetër, vetëm nëse mjeku ju ka këshilluar të kundërtën.
Seksi gjatë shtatzënisë sjell orgazma epike dhe një gjumë më të mirë.
Lexoni më poshtë shtatë arsye përse duhet të bëni seks gjatë shtatzënisë.
-Ul presionin e gjakut
Sidomos në tremujorin e dytë, femrat shtatzëna rrezikohen nga presioni i gjakut. Seksi çliron okstitokin, një hormon që ul presionin e gjakut, redukton stresin dhe rrezikun e atakut kardiak.
-Orgazma fantastike
Mund të duket e habitshme, por orgazmat kur jeni shtatzënë janë më të mira. Shtatzënia rrit nivelet e estrogjenit dhe progesteronit, çka do të thotë më shumë kënaqësi në zonat erogjene.
-Forcon sistemin imunitar
Shtatzënia e ul në mënyrë natyrale mbrojtjen imunitare, ndaj seksi është një mundësi për ta çuar sistemin në nivelet normale. Seksi shton disa antitrupa që mbajnë larg gripin dhe ftohjen.
-Flini më mirë
Seksi lëshon endorfinë dhe ajo ju ndihmon për të pasur një gjumë më të mirë.
-Forcon legenin
Disa shtatzëna bëjnë ushtrime për të forcuar legenin përpara lindjes. Por seksi i rregullt e bën këtë gjë në mënyrë fantastike. Legeni juaj do jetë i fortë dhe i tonifikuar.
-Krijon lidhje më të mirë
Seksi gjatë shtatzënise forcon më shumë marrëdhënien në çift. Pse? Sepse oksitokina është hormoni përgjegjës për dashurinë dhe lidhjen. Kjo vlen edhe për ty dhe beben, që përfiton nga nivelet e hormoneve në trupin tënd.
-Parandalon para-eklampsinë
Kjol për shkak se seksi ul presionin e gjakut. Para-eklampsia ndodh kur presioni i gjakut rritet ndjeshëm tek një grua shtatzënë. Teksa u duhet të monitoroni vazhdimisht dietën, seksi ju ndihmon.