Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK), ka njoftuar se në klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, 4 mijë e 450 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur.
Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm 362 raste.
Ndërkaq, raste urgjente kanë qenë 1 mijë e 257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë gjithsej 1 mijë e 652 raste.
Ndërkohë që vizita diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 771.
Sipas njoftimit, në shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime pedagogjike.