
Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane ka nisur një iniciativë përmes një peticioni online, duke ftuar qytetarët që të mbështesin kërkesën për eliminimin e tarifës 10% që aktualisht aplikohet ndaj produkteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas përfaqësuesve të Këshillit, një veprim i tillë do të përforconte marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së, duke rikonfirmuar aleancën strategjike dhe besimin e ndërsjellë.
“Në mënyrë të pabesueshme, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë – një vend që shpall haptazi ambiciet e saj territoriale dhe vazhdon të destabilizojë Kosovën dhe rajonin – ndërsa vazhdon të mbajë një tarifë prej 10% për mallrat amerikane!”.