Nga Shqiptar Oseku
Une do t’jua them nje sekret publik, qe e dine të gjithe kreret e Ballkanit: Donald Trump eshte miku i Serbisë. Mos t’ju genjeje servilizmi nga krere politike dhe diplomate tane, ata e kane bythelepirjen detyre të punes. Une nuk dua t’i gjykoj ata. Edhe une vetë, po të isha politikan, do t’i puthja bythen administrates amerikane. Zori nder nuk ka, si i thonë fjales. Ne shqiptaret jemi jetime të Ballkanit dhe mbijetojme fale Pax Americana, paqes amerikane.
Por une politikan nuk jam, ndaj mund te flas troc. Donald Trump u zgjedh me vota të ekstremit të djathte rreth Breitbart dhe Steve Bannon, proserbe te mbaruar. Pas fitores ne zgjedhje, Trump e beri Steve Bannon keshilltar presidencial për ceshtje te sigurise. Nder vizitat e para qe beri Steve Banon sa mori pasaporte (se ai me pare s’kish dale kurrë jashtë Amerikes) pra nder vizitat e para të keshilltarit presidencial Bannon ishte të kreu i serbeve të Bosnes, Millorad Dodik. Transkriptet e takimit të tyre deshmojne se Bannon e mbeshtet plotesisht historiografine serbe. Ai mendon se Amerika ka gabuar qe i ndihmoi ”muslimaneve” të Ballkanit ne Bosnje e ne Kosovë, e se serbet do mirekuptuar e kompenzuar për gjoja padrejtesite qe u jane bere.
Pas Steve Banon, keshilltar presidencial u be nje kohe John Bolton, zgjedhje kjo shokuese për qeverite ne Ballkan. John Bolton eshte armik i deklaruar i kroateve dhe i shqiptareve, serbofil me damke, e autor artikujsh kundër Republikes se Kosoves neper gazetat me të medha amerikane. Edhe emerimi me dekret i nje emisar të vecante presidencial për Kosoven, Richard Grenell, ishte ne të njejten vije. Ky emerim u be jashtë kanaleve ne State Departamenti, e ne karshilllek me emisarin e zgjedhur me heret nga ky departament, Mathew Palmer. Dhe ju e pate se cfare pruri emisari e emeruar nga Donald Trump: negociata të reja me Serbinë, lidhje ekonomike të Kosoves për qerren serbe, mini-schengen Shqipëri-Serbi, e linja avionesh Beograd-Prishtinë. Të gjitha keto mbase të deshirueshme ne nje univers paralel, ku Serbia ka njohur Kosoven dhe ka kerkuar falje për krimet e ushtruara mbi ne. Por absolutisht tmerruese ne realitetin tone, ku Serbia ende na saboton dite e për dreke; e biles organizon edhe trazira ne shtetet tjera perreth, ne Bosnje e ne Mal të Zi.
Serbia s’ka qene kaq bishtperpjete ne Ballkan qe nga vitet 1990, fale bekimit të heshtur të presidentit Trump. Po të mos ishte ndikimi frenues i ushtarakeve ne Pentagon, e i diplomateve ne State Departamenti, ky president i trashe do ta kish kthyer Kosoven qemoti nën kthetra të Serbise. Prandaj nuk eshte pra rastesi pse Republika e Kosoves ka humbur 18 njohje gjate kesaj presidence, pa humbur asnje para saj. Nuk eshte e rastit, po pasoje e presidentit me injorant ne 244 vjet histori të shtetit amerikan.
Une premtova të flas troc, prandaj dua ta mbaj ate premtim. Shqiptaro-amerikanet qe mbeshtesin sot Donald Trump mbeshtesin nje president qe shtyn agjendat e Serbisë ne Ballkan. Ata jane tamam si ata arnautet e Stambollit qe mbeshtesnin dikur sulltan Reshatin: qorra fanatike, qe kane humbur rrugen ne oborr. Ata jane jenicerët e epokes sone, ndjekesit fanatike të nje sulltani modern qe cenon vazhdimisht atdheun e tyre të vjeter, e familjet e tyre atje.
Nese doni keshille nga une, ju ftoj të votoni për kandidatin Bernie Sanders. Mjekesi e studime financuar me taksa, pa futur aty duart kompani te medha: c’të keqe ka ky model? Pse amerikanet, qe jetojne ne shtetin me të pasur ne bote, të mos kene mireqenien e gjermaneve, francezeve, e suedezeve? Bernie Sanders, poashtu, eshte mik i deshmuar i shqiptareve. Ai ka qene perkrahes i forte i nderhyrjes se Natos ne Kosovë, e flet gjuhe të njejte politike si kryeministri i Kosoves, Albin Kurti. Nuk ka asnje dyshim se ata do të shkonin mire, ne favor të paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.
Amerika ka mbase edhe alternativa tjera, të cilat të flasin ty me fort. Voto për ta atëhere. Por lutem mos u bej arnaut, te lutem mos puno kundër vendit tend. Të lutem bëj cmos qe të largohet nga detyra Donald Trump, miku i Serbisë, e kreu me i trashe i shtetit ne histori të Amerikes. Si thote ajo shprehja e vjeter: edhe dreqi i zi me ardhë, na del me mire se ky.