Annella është këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare që po synon famën botërore.
Ka lindur në Zvicër dhe jeton në Danimarkë, vendin në të cilin edhe filloi karrierën si këngëtare.
“Electro Swing” quhet stili i muzikës së 26 vjeçares e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Muzikës në Danimarkë.
“Bass Me Baby” dhe “Like A Jazz Song” janë dy këngët e Annellës, të cilat kanë filluar të bëhen hit në SHBA.



















