Shqiptarja mund të prezantojë lajmet tërësisht nudo për një televizion australian (Video)

E publikuar: 24/02/2016 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spikerja shqiptare Greta Hoxha e cila u bë e famshme kudo në botë për prezantimin gjysmë e zhveshur, tanimë ka shansin për të punuar në një studio lajmesh krejtësisht nudo.

24 vjeçarja ka marrë një ofertë nga një kanal televiziv Australian ku moderatorët i lexojnë lajmet krejtësisht të zhveshur, raporton Daily Mail.

Stacioni në Sidnei i ka ofruar Gretës një pagë rreth 4.800 dollarë AUD në javë si dhe akomodim në kryeqytet.

shkruante në propozimin e tij: “Kam parë videon tënde në Youtube. Këtu në Australi do të hapet një televizion i ri ku moderatorët do të prezantojnë tërësisht nudo. Kështu që po të pyes nëse do doje të punoje jashtë shtetit”, shkruan Kimmy Dee, drejtuesi i televizionit në propozimin e tij.

Megjithatë spikerja topless ende nuk ka marrë një vendim.

“Nuk kam vendosur ende sepse jam në diskutim për disa oferta të tjera. Jam shumë e kënaqur me punën që bëj tani. Nuk është gjithmonë e lehtë të pranosh oferta të reja”, shkruan ajo përmes një postimi në Facebook.