Shqiptarja Eugene Aliu ka mahnitur me zërin e saj jurinë e talent show-t, ‘The Voice of Turkey’. Këngëtarja shqiptare e kaloi me sukses fazën e parë të konkurrimit, duke u paraqitur me këngën Soylesin të këngëtares turke, Ebru Gundes, e cila është pjesë e jurisë së këtij show.
Me kërkesë të jurisë, Eugena performoi edhe në gjuhën shqipe këngën “Erdhi Pranvera” dhe mori duartrokitje të mëdha nga publiku i pranishëm dhe juria.
“Faleminderit të gjithëve për urimet dhe përkrahjen tuaj!Tani jam një nga konkurrentet e edicionit “O ses Türkiye” dhe uroj që rruga ime të jetë sa më e gjatë. Më mjafton që ju të ndiheni të lumtur dhe krenar me mua për performancat e mia.” – shkroi Eugena në faqen e saj në “Facebook”.

















