Shqiptarja 15-vjeçare në Zvicër ikën nga shtëpia dhe martohet me një luftëtar të ISIS’it në Siri

E publikuar: 23/06/2015 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë adoleshente, vetëm 15 vjeçare, ka ikur nga shtëpia e saj dhe është martuar me një terrorist në Siri. Gazeta ‘Tages Anzeiger’ shkruan se vajza ka lindur në Zvicër, në qytetin Winterthur dhe mbiemri i saj është Loxha.

Për më tepër, gazeta shkruan se nga e njëjta familje ka ikur edhe djali 16 vjeçar.

Babai i fëmijëve ka shkuar në Turqi, sipas gazetës, për t’i kërkuar ata, por pa rezultat.

Fëmijët u larguan në dhjetor të vitit të kaluar.

Policia zvicerane, por edhe ajo turke ka bërë përpjekje për gjetjen e dy të rinjëve, por deri më tash pa rezultat.

Babai i fëmijëve, i cili ndërkohë refuzon çdo kontakt me mediume, kishte deklaruar se është më se i bindur se ata janë radikalizuar nga elementë të organizatës terroriste ISIS.

Gazetari i Tages Anzeiger, duke iu referuar “burimeve të besueshme” ka bërë të ditur tani se vajza e familjes Loxha është martuar me një xhihadist në Raka të Sirisë. Raka konsiderohet si kryeqyteti i ISIS-it.
/express