Shqiptari u vra me plumb në zemër

27.10.2015 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqiptari u vra me plumb në zemër

Gjergj Gjoni shqiptari 22-vjeçar është vrarë me një plumb të vetëm në zemër. Kjo është fjala e mjekësisë ligjore në Itali. Pensionisti italian Francesco Sicignano ka deklaruar se e ka vrarë të riu shqiptar pasi kishte hyrë në banesë për të vjedhur.

Megjithatë hetuesit kanë dyshime se shqiptari mund të jetë vrarë jo për grabitje, raporton “Milano Today”. Sipas tyre ka dyshime të arsyeshme se i riu shqiptar mund të jetë vrarë në oborrin e banesës, e më pas është futur brenda në shtëpi.

Dy ditë më parë, disa banorë ku ndodhi vrasja thanë se viktima njihej me pensionistin, madje shtuan se para disa kohësh ai kishte punuar për të. Provat e fundit, autopsia dhe dëshmia kontradiktore e pensionistit po e kthejnë çështjen në hetim për vrasje. Tashmë mbetet të përcaktohen edhe provat balistike dhe distanca se nga ku ka qëlluar pensionisti.

Pensionisti: Kush më thotë që duhet të qëlloja në ajër është idiot

Ka qenë e drejta ime për të hapur zjarr për vetëmbrojtje dhe të gjithë ata që shprehen kritikë ndaj kësaj, janë idiotë.

Kështu deklaron pensionisti italian për vrasjen e të riut shqiptar 22-vjeçarit, Gjergj Gjoni në Vapro D’Adda në Milano. Francesco Sicignano, pensionisti 65-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim, foli për emisionin “Domenica Live” në Canale 5.

“Mbajtja e një armë duhet të jetë një e drejtë sot, – tha ai. Neni 2 i Kushtetutës thotë se shteti duhet të garantojë pronën private, por nëse nuk e bën këtë, kush duhet ta bëjë?, – shtroi pyetjen Sicignano.

Menjëherë më pas, shtoi: “Kush më thotë se duhet të qëlloja në ajër është një idiot”. Udhëheqësi i Ligës së Veriut, e njohur për qëndrimet e saj ekstreme kundër emigrantëve, shprehu solidaritet të plotë me 65-vjeçarin. Madje e siguroi atë se rajoni i Lombardisë do t’i paguajë të gjithë shpenzimet ligjore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara