Shqiptari tmerron besimtarët në një kishë në Francë duke bërtitur “Allahu Akbar”, 33-vjeçari: Bëra shaka!

E publikuar: 29/03/2024 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, me protagonist një 33-vjeçar shqiptar, i cili është futur në një kishë gjatë kremtimit të një meshe dhe ka bërtitur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ka ndodhur në Montpellier, ku shqiptari, i paarmatosur, është larguar menjëherë nga kisha, pa shkaktuar asnjë incident.

Më pas janë njoftuar edhe patrullat e policisë, të cilat e kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

Para oficerëve i riu, i cili ndodhej në Francë ilegalisht, ka treguar se në fakt kishte bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit