Shqiptari më i durueshëm: Gruaja e rreh, e vjedh, i ik nga shtëpia, e tradhton e ky gjithnjë e fal! (Video)

E publikuar: 13/08/2015 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është 36-vjeçari nga Lushnja, i cili denoncon bashkëshorten e tij jo vetëm për dhunë fizike, por edhe për braktisje të tri vajzave të tyre të mitura dhe tradhti bashkëshortore për disa herë.

Niko Trimi, banor në fshatin Stan të Lushnjës, rrëfen për News24 se ka mbetur prej disa ditësh i vetëm me vajzat e tij të mitura: 7, 5 dhe 3 vjeçe.

“E kam kapur me telefonata, Facebook dhe lidhje jashtëmartesore. Më tradhtonte vazhdimisht, vidhte gjëra shtëpiake e shumë gjëra të tjera. E ka bërë tri herë të tjera këtë gjë. Ka ikur në Korçë, e ka kapur Policia. Herën tjetër e kam kapur vet tek autobusët duke ikur për në Greqi. E kam falur se s’kisha çfarë të bëja. Vjehrri me vjehrrën më kanë thënë që ta fal se nuk do ta bëjë më”, rrëfen ai.

Ai deklaron se është e disata herë që bashkëshortja e tij braktis fëmijët, ndërsa herën e fundit është goditur me një send të fortë nga ajo para se të largohej.

“Erdha në shtëpi, i thashë ku e ke telefonin? Më tha që e kishte në karikim dhe pashë që atje nuk ishte. Ia gjeta telefonin në trup dhe kur doja t’ja kapja, e theu me forcë dhe më goditi mua në fytyrë me një pagure me akull dhe me sende të forta. Kam njoftuar Policinë”, tregon 36-vjeçari më tej.

Niko deklaron se me largimin e bashkëshortes, nuk ka kush të kujdeset për vajzat e mitura.

“Janë të vogla, duan të hanë, të lahen. Duan shërbimin nga nëna. Ajo ka bërë një krim, në radhë të parë ndaj fëmijëve. S’ka kush të mi mbajë, nëna më ka vdekur”, vazhdon ai.

E pavarësisht asaj që ka ndodhur, ai do ta pranonte rikthimin për hatër të fëmijëve.

“Për hir të këtyre fëmijëve të vegjël që ka lënë, do ta pranoja”, thotë burri, i cili ka bërë denoncim në policinë e Lushnjës. /News 24/