Shqiptari i Kosovës arrestohet në Serbi, akuzohet “për vënie zjarresh”

E publikuar: 09/10/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Media e Beogradit sot njofton se afër Kurshumlisë, Serbi , është arrestuar një shqiptar nga Kosova, transmeton Koha.net.

I arrestuari, të cilit nuk i tregohet emri, sipas këtij medium akuzohet se në fshatin Kosaniçka Raça në dalje të kufirit me Kosovës, afër Merdarit ka vënë dy zjarre.

Siç kanë thënë banorë të këtij fshati për “srpski telegraf”, zjarri i parë ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar në rrugën Merdar- Kurshumli e më pas edhe në objektin ndihmës në të cilinë është djegur një sasi e madhe sane.

“Zjarret, siç kemi marrë vesh nga Policia, i ka shkaktuar shqiptari nga Kosova i cili të shtunën në mbrëmje e ka kaluar ilegalisht kufirin në Merdar”, ka thënë për këtë portal serb këshilltari komunali i Kurshumlisë Goran Bojoviq.

Sipas kësaj medieje, Policia e ka zënë dhe e ka arrestuar autorin e zjarreve, shqiptarin, i cili, thuhet, ka pranuar t’i ketë vënë zjarret.

Edhe pse policia nuk ka dhënë detaje rreth këtij arrestimi, jo zyrtarisht thuhet se i arrestuari do të merret sot në pyetje në prani të përthyesit pasi ai nuk e di gjuhën serbe.